Kryeministri belg: Mbështetja për organizatat terroriste si PKK nuk duhet toleruar
Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, ka deklaruar se njerëzit janë të lira të kenë opinione dhe mendime, por shprehjet e mbështetjes për organizatat terroriste si OKK-ja nuk duhet toleruar, transmeton Anadolu.
Në vazhdën e sulmeve të fundit të dhunshme që shënjestronin turqit në të gjithë Belgjikën, kryeministri De Croo dënoi ashpër veprimet e simpatizantëve të PKK-së, duke i etiketuar si “provokime të pa tolerueshme”.
Duke folur për mediat pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, De Croo theksoi angazhimin e Belgjikës për lirinë e shprehjes dhe dënoi me vendosmëri çdo mbështetje për organizatat terroriste si PKK.
Ai tha se PKK-ja njihet si një organizatë terroriste në Evropë, duke theksuar se, “Duam të përcjellet ky mesazh, provokimet duhet të ndalen”.
Kryeministri belg theksoi se shumë individë nga jashtë gjithashtu janë përfshirë në aktet e dhunës, duke shtuar se, “Megjithatë, ne nuk kemi asnjë provë se është organizuar nga jashtë”.
Mes një vale sulmesh në Evropë nga mbështetësit e grupit terrorist PKK, sot Türkiye u bëri thirrje vendeve evropiane që të godasin me shpejtësi, duke theksuar se pret që vendet në fjalë t’i nxjerrin sulmuesit para drejtësisë.
Të dielën, Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes tha se anëtarët e organizatës terroriste PKK u mblodhën në qytetin belg Leuven dhe sulmuan shtetasit turq që jetonin në qytetin Heusden-Zolder dhe Hauthalen. Ministria turke njoftoi se “asnjë jetë nuk ka humbur, por disa nga qytetarët tanë janë lënduar”.
Në fushatën e saj terroriste pothuajse 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së./Nga AA