Lidhje


Ushtria izraelite vazhdoi sulmet ndaj Rripit të Gazës gjatë gjithë natës

Ushtria izraelite ka vrarë shumë palestinezë në sulmet që ajo vazhdoi ndaj Rripit të Gazës gjatë gjithë natës.

 

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, 6 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e bombardimit që kreu ushtria izraelite ndaj dy shtëpive në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

 

Tre persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e bombardimit nga avionët luftarakë izraelitë të një shtëpie në qytetin Khan Younis në jug të Gazës.

 

Ushtria izraelite goditi me zjarr artilerik disa lagje në qytetin e Gazës si dhe disa zona në lindje të Khan Younis. Forcat izraelite sulmuan në mënyrë intensive me bomba me fosfor qendrën e kampit të refugjatëve Al-Jabalia në veri të Rripit të Gazës.

 

Ekipet e Mbrojtjes Civile theksojnë se për shkak të sulmeve të ushtrisë izraelite, shumë të vrarë dhe të plagosur kanë mbetur nën rrënoja dhe se është e vështirë nxjerrja e tyre nga rrënojat.

 

Njoftohet se forcat izraelite në Rripin e Gazës kanë arrestuar 35 punonjës shëndetësie, përfshirë mjekë dhe punonjës të ambulancës.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG