Lidhje


Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Ushtria izraelite ka nxjerrë jashtë shërbimit spitalin Kamal Adwan

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se ushtria izraelite, e cila vazhdon pushtimin e saj në veri të Rripit të Gazës, ka nxjerrë jashtë shërbimit spitalin Kamal Adwan, i cili është spitali i vetëm shtetëror në rajon.

 

Në një njoftim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza thuhet se ushtria izraelite ka lënë jashtë funksioni spitalin e vetëm shtetëror në veri të Rripit të Gazës.

 

"Ushtria pushtuese izraelite, e cila ka hyrë në veri të Rripit të Gazës përmes forcës, tankeve dhe terrorit, ka lënë jashtë funksioni spitalin Kamal Adwan", thuhet në njoftim.

 

Ndër të tjera, theksohet se Izraeli vazhdon gjenocidin e tij kundrejt popullit të Palestinës.

 

"Në veri të Rripit të Gazës janë privuar plotësisht nga shërbimet shëndetësore mbi 400 persona", tha ministria.

 

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Munir Abdullah al-Bersh, po ashtu njoftoi se forcat izraelite dje rrethuan me tanke dhe snajperë spitalin Kamal Adwan dhe se po shënjestron çdo gjë që lëviz.

 

Në spital ndodhen mbi 7 mijë të strehuar, tha Bersh, duke shtuar se nga sulmet përreth spitalit ka shumë të vdekur dhe të plagosur.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG