Të shtëna dhe frikë në vendin më të lumtur në botë/Finlandë: I dyshuari 12-vjeçar arrestohet pasi një fëmijë është vrarë dhe dy janë plagosur
HELSINKI, 2 Prill (Reuters) - Një fëmijë u vra dhe dy u plagosën rëndë në një të shtëna në një shkollë jashtë kryeqytetit finlandez të martën, tha policia, ndërsa një nxënës 12-vjeçar i dyshuar për sulmin u arrestua.
Arrestimi i djalit u bë pa dhunë të mëtejshme në periferi të Helsinkit të Siltamaki, 4 km (2.5 milje) në jug të shkollës Viertola në distriktin Vantaa, tha policia.
Ministrja e Arsimit Anna-Maja Henriksson shpërtheu në lot kur foli me gazetarët disa orë pas sulmit në një vend ku dhuna me armë mes të rinjve është e rrallë.
Alarmi u dha në orën 09:08 minuta me orën locale (08:08) me orën tonë.
Nuk dihet ende sesi fëmija i ndalur nga policia ka hyrë në shkollë me armë në dorë, ndërsa të shtënat kanë ardhur pas një sherri mes fëmijësh/ Reuters, CNN