Lidhje


Irani kërcënon Izraelin/ Zyrtari i Teheranit: Asnjë ambasadë nuk do të jetë e sigurt

Ushtarakë të lartë të Iranit kanë kërcënuar Izraelin, pas sulmit në ambasadën e Iranit në Siri.Tensionet mes Iranit dhe Izraelit kanë arritur nivelet më të larta pas sulmit ndaj ambasadës iraniane në Siri. Një këshilltar i lartë i ushtrisë Iraniane ka paralajmëruar gjatë fundjavës së të gjitha selitë diplomatike të izraelit nuk do të jenë më të sigurta. Shërbimet inteligjente të SHBA kanë njoftuar Izrealin se gjatë ditëve në vijim pritet një sulm i ashpër nga Teherani. Ndërkohë ministria e Jashtme e Izraleit ka njoftuar mbylljen e shërbimeve në disa ambasada ku dyshohet se Irani mund të kryej një sulm të armatosur.

 

Në sulmin e datës 1 prill në Damask, u vranë dy gjeneralë ushtarakë iranianë që ishin brenda ambasadës.

 

Izreali akuzon Iranin se financon me para dhe mjete ushtarake lëvizjet terroriste dhe grupet e Hamasit.

 

Gjenerali Rahim Safavi, i cili është këshilltar ushtarak i liderit suprem të Iranit, tha se izraelitet do të pendohen për vrasjen e ushtarakëve./Nga Euronews.al

XS
SM
MD
LG