Gjermani, prezantuesja që bëri thirrje për bojkot ndaj produkteve izraelite pushohet nga puna
Prezantuesja Helen Fares që bëri thirrje për bojkot ndaj produkteve izraelite në Gjermani është pushuar nga puna, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Institucioni i Radio Televizionit Jugperëndimor të Gjermanisë (SWR) thuhet se Fares u pushua nga puna për shkak se ajo ndau në llogarinë e saj në median sociale një aplikacion që përdoret për të bojkotuar produktet izraelite.
Fares e cila prezantonte "MixTalk formatin e dialogut dixhital të SWR, kishte për detyrë paanshmërinë për të ruajtur pavarësinë dhe besueshmërinë e një programi, por në postimin e saj në median sociale asaj i mungonte kjo paanshmëri.
"SWR ka rregulla të qarta për mediat sociale. Gazetarët edhe sikur të kenë pikëpamje politike, pavarësia e SWR nuk duhet të rrezikohet ose të vihet në dyshim për shkak të aktiviteteve të mediave sociale. SWR beson se ky parim është shkelur në këtë rast të veçantë", thuhet në deklaratë.
Helen Fares e cila u pushua nga puna në një deklaratë në llogarinë e saj në Instagram tha: "Media gjermane po përpiqet të heshtë të gjithë zërat që flasin për Palestinën. Kjo është arsyeja pse ne duhet të flasim më shumë dhe më me zë".
Në postimin e saj në një supermarket, Fares e cila në Instagram e quan veten "Miss Bakllava", gjatë një postimi në një supermarket teksa dëshiron të blejë pijen me çokollatë të markës Alpro të Danone-s, hap aplikacionin e bojkotit të quajtur "Jo faleminderit" dhe pas saj e vendos produktin në raft pasi thuhet se kompania investon për start-upet izraelitë.
Nga AA