Mbi 50 mijë ushtarë rusë të vrarë, Mediazona fakton vdekjet e shkaktuara nga lufta
Sunday, 14 April 2024 21:54
Më shumë se 50 mijë vdekje në radhët e ushtarëve rus ka raportuar një media ruse e cila ka mundur ti dokumentojë që prej nisjes së agresionit rus në Ukrainë.
Mediazona që në bashkëpunim me BBC-në, llogarit viktimat ruse të luftës, bazuar në vdekjet e regjistruara nga burime të hapura, tha në përditësimin e saj të fundit se 50,471 anëtarë të ushtrisë ruse kishin vdekur në luftë që nga fillimi i saj në shkurt 2022, raporton Radio Europa e Lirë.
Nga top-channel.tv