Çfarë ndodhi në Dubai? Përse tërë këto përmbytje?
Emiratet e Bashkuara Arabe po regjistrojnë shiun më të dendur ndonjëherë pas një stuhie të fortë që goditi vendin ditën e të hënën (15 prill), duke vrarë të paktën një person si dhe duke shkaktuar dëme në shtëpi dhe biznese si dhe duke bllokuar udhëtimin ajror.
Sipas ‘Indian express’, shiu ishte “një ngjarje historike e motit” që tejkaloi “çdo gjë të dokumentuar që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në 1949″ – që ishte përpara se Emiratet e Bashkuara Arabe të themeloheshin.
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait, një nga më të ngarkuarit në botë, tha se po përballej me ndërprerje të konsiderueshme pasi shirat vonuan ose devijuan fluturimet. Madje shumë avionë u panë të lundronin si anije mbi pistat tërësisht të përmbytura të aeroportit.
Shirat e dendur janë të pazakonta në Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili është një vend i thatë, i Gadishullit Arabik. Megjithatë, ato ndodhin herë pas here në rajon gjatë muajve më të ftohtë të dimrit.
Çfarë ndodhi?
Stuhitë filluan të hënën në mbrëmje dhe të martën në mbrëmje ishin hedhur më shumë se 142 milimetra (mm) shi në qytetin e shkretëtirës së Dubait. Një vit mesatarisht sheh 94.7 milimetra shi në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait, aeroporti i dytë më i ngarkuar në botë, i cili regjistroi më shumë se 80 milionë vizitorë në 2023
A kemi të bëjmë me një zemërim hyjnor? Apo me programet klimaterike të atij vendi që tentojnë të ndryshojnë klimën e thatë të Emirateve duke shtuar mundësitë e rënies së shiut? Apo ishte thjesht një event i izoluar klimaterik?/ALjazeera