Lidhje


Izraeli godet rajonet jugore të Libanit me bomba fosfori

Raportohet se ushtria izraelite ka kryer sulm me bombë fosfori në një qytet në jug të Libanit, transmeton Anadolu. Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Libanit NNA, ushtria izraelite goditi vendbanimin Khiyam, që ndodhet në jug të Libanit me zjarr të rëndë artilerik dhe bomba fosfori. Në deklaratën e saj, Lëvizja Hezbollah e mbështetur nga Irani dha informacione për humbjet e saj në përleshjet me Izraelin dhe sulmet. Në deklaratë thuhet se ushtarët izraelitë janë shënjestruar në vendbanimin Metula që ndodhet në kufirin izraelit, teksa tentonin të tërhiqnin një automjet ushtarak që ishte goditur më parë dhe se mes tyre kishte të vrarë dhe të plagosur.

 

Hezbollahu tha se Izraeli nisi një sulm në pozicionin Malikiye, i cili është gjithashtu në vijën kufitare. Hezbollahu njoftoi se 2 anëtarë të tjerë të saj u vranë në përleshjet me Izraelin.

 

Numri i anëtarëve të Hezbollahut të vrarë në përleshjet me ushtrinë izraelite në kufi që nga 8 tetori 2023 është rritur në 278. Përveç kësaj, në përleshje janë vrarë 54 civilë libanezë, 18 nga Lëvizja Amal, 13 nga Hamasi, 12 anëtarë të Xhihadit Islamik, 7 civilë izraelitë dhe 11 ushtarë izraelitë./Nga AA

XS
SM
MD
LG