Brenda një jave, mbi 4.300 hebrenj fanatikë bastisën xhaminë Al-Aksa
Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit njoftoi se ka pasur rritje të konsiderueshme të numrit të hebrenjve fanatikë që bastisën xhaminë Al-Aksa në Kudsin e pushtuar Lindor gjatë Pashkës këtë vit krahasuar me vitin e kaluar, transmeton Anadolu.Në deklaratën me shkrim të administratës jepen informacione për bastisjet në Al-Aksa gjatë festës së Pashkës hebraike, e cila filloi më 22 prill dhe zgjati për një javë."Pas hetimeve u zbulua se numri i hebrenjve fanatikë që bastisën Mesxhid al-Aksën ishte më i larti këtë vit krahasuar me vitet e mëparshme", thuhet në deklaratë.
Thuhet se 71 hebrenj fanatikë nën mbrojtjen e policisë izraelite bastisën Al-Aksën mëngjesin e sotëm.
Sipas shifrave zyrtare, ndërsa 3.670 hebrenj fanatikë bastisën Al-Aksën gjatë Pashkës vitin e kaluar, ky numër u rrit në 4.345 këtë vit. Gjatë Pashkës, 1.679 hebrenj fanatikë bastisën Al-Aksën brenda një dite më 25 prill.
Derisa numri i njerëzve që bastisin Al-Aksën varion midis 100 dhe 200 në ditët normale, ky numër dyfishohet gjatë festave hebraike. Bastisjet e tilla ndaj Haram Al-Sharifit nga hebrenjtë fanatikë shkaktojnë përshkallëzim të tensioneve në rajon./Nga AA