Rusia lëshon urdhër arresti për ish-ministrin ukrainas të Mbrojtjes
Monday, 06 May 2024 11:14
Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë vendosi në listën e të kërkuarve ish-ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Mykhailo Koval, pasi Moska lëshoi një urdhër për Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, ish-Presidentin Petro Poroshenko dhe Komandantin e Forcave Tokësore të Ukrainës Alexander Pavlyuk. Sipas bazës së të dhënave të MUP-it rus, Koval kërkohet për një vepër penale, por akuzat specifike nuk janë specifikuar, raporton TASS. Koval ishte ushtrues detyre i Ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës nga 25 mars deri më 3 korrik 2014, dhe ishte gjithashtu Zëvendës Sekretar i Këshillit për Sigurinë Kombëtare dhe Mbrojtjen e Ukrainës.
Nga EN