Lidhje


Hamasi njofton se ka pranuar armëpushimin e propozuar për Gazën

Grupi i rezistencës palestineze Hamas ka bërë të ditur se ka rënë dakord për një armëpushim të propozuar në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.Grupi palestineze njoftoi se shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh, përcolli miratimin e grupit të tij për propozimin gjatë bisedave të ndara telefonike me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani dhe shefin e inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamel.

 

Miratimi vjen në vazhdën e lëshimit të urdhrave të evakuimit nga forcat izraelite për palestinezët nga lagjet lindore të qytetit Rafah në Gazën jugore, një hap që shihet gjerësisht si fillim i sulmit ndaj qytetit që po kërcënohet prej kohësh nga Izraeli, respektivisht në qytetin ku banojnë rreth 1.5 milionë palestinezë të zhvendosur që kërkojnë strehim nga lufta.

 

Nga AA

XS
SM
MD
LG