Lidhje


Turqia dhe Kuvajti forcojnë bashkpunimin ekonomik, nënshkruajnë 6 marrëveshje bashkëpunimi

Turqia dhe Kuvajti kanë nënshkruar gjashtë marrëveshje bashkëpunimi në Ankara, në prani të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe emirit të Kuvajtit, Sheikh Meshal al-Ahmad al-Jaber al-Sabah, raporton Anadolu.

 

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua pas takimeve kokë më kokë dhe në nivel delegacioni në kompleksin presidencial në kryeqytetin turk. Emiri Kuvajtit mbërriti në Türkiye për një vizitë zyrtare më herët gjatë ditës dhe ai u prit nga presidenti turk me një ceremoni zyrtare.

 

Memorandumet e mirëkuptimit të nënshkruara kanë të bëjnë me bashkëpunimin në aktivitetet e nxitjes së investimeve, zonat e lira, mirëqenien dhe infrastrukturën e strehimit, menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave, vendosjen e një dialogu të përbashkët strategjik, si dhe zbatimin e protokollit për kontratat e furnizimit të industrisë së mbrojtjes shtet-shtet.

 

Presidenti Erdoğan gjithashtu e dekoroi Emirin e Katarit, i cili mori detyrën në muajin dhjetor, me medaljen e Urdhrit të Shtetit./AA

XS
SM
MD
LG