Lidhje


SHBA kritikon planin e Rusisë për të zhvilluar stërvitje bërthamore në kufi me Ukrainën

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së (Pentagon), gjenerali Pat Ryder e ka vlerësuar si "retorikë të papërgjegjshme" planin e Rusinë për të zhvilluar stërvitje bërthamore në afërsi të kufirit me Ukrainën, transmeton Anadolu.Duke folur për mediat pasi Rusia njoftoi se po zhvillon stërvitje të armës bërthamore në afërsi të Ukrainës, Ryder tha se "Ky është një shembull i retorikës së papërgjegjshme që kemi dëgjuar në të kaluarën nga Rusia. Kjo është plotësisht e papërshtatshme kur merret parasysh situata aktuale e sigurisë".

 

Presidentit rus, Vladimir Putin ka deklaruar se një stërvitje ushtarake që përfshin armë bërthamore jostrategjike do të mbahet në vend si përgjigje ndaj "provokimeve dhe kërcënimeve" të Francës, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së./AA

 

XS
SM
MD
LG