Kolumbi, presidenti akuzon gazetarët pro-izraelitë për sjellje "hipokrite"
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka reaguar ndaj gazetarëve pro-izraelitë në vendin e tij dhe i akuzoi ata për sjellje "hipokrite" në lidhje me Gazën, transmeton Anadolu. "Disa prej mediave tradicionale, me urrejtjen e tyre ndaj progresivizmit dhe qeverisë time, vendosën të shkruajnë me shkronja të mëdha sulmin e Netanyahut gjenocidal ndaj meje duke e fshehur ankesën e tij për gjenocid nën etiketën e antisemitizmit. Unë mbështes përgjigjen e (Senatorit të pavarur nga Vermonti në SHBA) Bernie Sanders ndaj mbrojtjeve të tilla imorale", shkroi Petro në X.
Përderisa mediat tradicionale dhe ato të krahut të djathtë në Kolumbi kryesisht injoruan kritikat e presidentit Petro për sulmet e Izraelit në Gaza, vërejtjet për "antisemitizëm" të Netanyahut i përfshinë në titujt kryesorë.
Në deklaratën e tij më 12 maj, Petro iu përgjigj akuzës së kryeministrit izraelit Netanyahu për "antisemitizëm" ndaj tij duke thënë: "Z.Netanyahu ju do të hyni në histori si autor i gjenocidit".
Kolumbia njoftoi zyrtarisht se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin më 3 maj, duke përmendur sulmet e vazhdueshme kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës./AA