Lidhje


Ushtria izraelite vret ‘gabimisht’ pesë ushtarë të saj, shërbenin në Brigadën e Parashutistëve

Pesë ushtarë izraelitë u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën, përfshirë tre seriozisht, në një incident që ndodhi të mërkurën në Jabaliya të Gazës, njoftoi ushtria izraelite.Pesë ushtarët e vrarë janë identifikuar si: Kapiten Roy Beit Yaakov, 22 vjeç; Rreshter Gilad Arye Boim, 22 vjeç; Rreshter Daniel Chemu, 20 vjeç; Rreshter Ilan Cohen, 20 vjeç; Rreshter Betzalel David Shashuah, 21 vjeç, raporton gazeta “The Times of Israel”.
 
 
Të gjithë ushtarët e vrarë ishin pjesë e Batalionit të 202-të të Brigadës së Parashutistëve.
Sipas një hetimi fillestar të ushtrisë izraelite, një tank që po operonte krahas parashutistëve në kampin në Jabaliya shkrepi dy predha në drejtim të një ndërtese ku ata ishin grumbulluar rreth orës 19:00.
 
 
Forcat e tankeve kishin arritur në zonë në orët e mëngjesit dhe, disa orë më vonë, parashutistët arritën në zonë dhe formuan një pikë në ndërtesë. Më vonë në mbrëmje, një grup tjetër i parashutistëve arritën në zonë dhe i njoftuan drejtuesit e dy tankeve se ata po hynin në ndërtesë.
 
 
Forcat e tankeve më vonë kishin identifikuar një tytë arme nga njëra prej dritareve të ndërtesës dhe besuan se bëhej fjalë për forca të armikut, duke i nxitur që të sulmonin me dy predha tankesh.
 
 
Incidenti është duke u hetuar më tej nga autoritetet./rtevBEsa
XS
SM
MD
LG