Një ndihmë e jashtëzakonshme për një vend të shkatërruar nga ISIS!/IHH, 85 mijë bukë çdo ditë për kampet në Idlib të Sirisë
Fondacioni i Ndihmës Humanitare i Turqisë IHH ka shpërndarë rreth 85,000 bukë çdo ditë për familjet në kampet e tendave në zonat rurale të Idlib në Siri.
Zeki Tahiroglu, koordinator i zyrës rajonale të IHH për Operacionet Siriane Reyhanli, tha se falë projektit, familjet e prekura nga lufta dhe në nevojë mund të kenë rregullisht bukën.Tahiroglu theksoi se projekti ka vazhduar që nga fillimi i luftës në Siri në vitin 2011.“Me miellin dhe donacionet e ndihmës financiare nga dashamirës në Turqi dhe në mbarë botën, ne prodhojmë 85,000 bukë në shtatë furra të ndryshme buke në Idlib, Siri dhe i shpërndajmë rregullisht nëpër kampe,” tha Tahiroglu.
Ai tha se buka përgatitet për t’iu përshtatur shijeve të familjeve dhe secila qese përmban shtatë bukë. Më shumë se 12 mijë familje përfitojnë nga kjo punë çdo ditë”, tha ai.
Në mars 2011, protestat popullore shpërthyen në Siri duke kërkuar një transferim paqësor të pushtetit, por regjimi i Asadit zgjodhi të shtypte demonstruesit ushtarakisht, duke e shtyrë vendin në një luftë civile shkatërruese.Siria që atëherë ka dëshmuar një shkatërrim dhe zhvendosje të paprecedentë, sipas OKB-së. Më shumë se 6 milionë sirianë janë larguar nga vendi, me 3 milionë të pritur nga Turqia dhe 6.7 milionë të zhvendosur brenda vendit./oranews