Lidhje


Presidenti iranian humb jetën pasi helikopteri i tij u rrëzua, asnjë i mbijetuar

Raisi dhe ministri i Jashtëm Amirabdollahian së bashku me të tjerët që kanë qenë në bordin e helikopterit kanë vdekur, kanë konfirmuar agjencitë e shumta iraniane të lajmeve.

 

 

Mediat iraniane dhe ndërkombëtare kanë shpërndarë foto të vendit të rrëzimit, duke treguar helikopterin e Raisit në copa në anën e një mali.

 

Irani pritet të mbajë zgjedhjet e ardhshme për president 50 ditë pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi.“Kur shikojmë rrënojat e helikopterit, gjasat që dikush të mbijetojë në një aksident të tillë janë mjaft të vogla. Shohim që e gjithë kabina e helikopterit është djegur plotësisht”,-thuhet në një lajm të publikuar nga Aljazeera.

 

Autoritetet iraniane thonë gjithashtu se disa prej trupave janë djegur përtej njohjes dhe se ata nuk kanë qenë në gjendje të identifikojnë se kush është kush në vend./EN

XS
SM
MD
LG