Lidhje


Hyn në fuqi ligji i ri i mobilizimit ushtarak, Ukraina mobilizim ushtarak masiv kundër ofensivës ruse

Ligji përçarës i mobilizimit në Ukrainë hyri në fuqi të shtunën, në një kohë kur Kievi përpiqet të rrisë numrin e trupave, pasi Rusia ndërmori një ofensivë të re që mund të çojë në rënien e qytetit të dytë më të madh të Ukrainës.

 
 
Ligji, që ndryshoi nga drafti i tij origjinal, tani e bën më të lehtën identifikimin e çdo rekrutimi në vend. Ai ofron gjithashtu stimuj për ushtarët, si para në formë kesh, apo përmes ofrimit të banesave dhe automjeteve me çmime të lira.

Por për disa analistë, bëhet fjalë për shuma që vendi nuk mund t’i përballojë.

 

Ndërkohë, sulmet ruse plagosën 6 persona, përfshirë 3 fëmijë të shtunën në Kharkiv. Një sulm ajror goditi lulishte e shtëpisë së një familjeje, ku po luanin dy fëmijë, të cilët janë dërguar në spital. Pamjet nga vendngjarja tregonin babain e të miturve që mjekohej në një ambulancë.

 

“Thjesht dëgjoja shpërthime gjatë gjithë kohës”, deklaroi Zina Kostenko, banesa e të cilës u dëmtua nga sulmet.

 

Grupe nga shërbimi ukrainas i emergjencave dhe policia vendase evakuuan ndërkohë banorë të një vendbanimi pranë kufirit, pasi forcat ruse avancuan ofensivën e tyre të shtunën më 18 maj. Rreth 2.500 persona u evakuuan nga Vovçansku, nga rreth 10 mijë të prekur nga luftimet në rajonin e Kharakivit./EN

 

XS
SM
MD
LG