Lidhje


Ministri i Mbrojtjes, Gallant: Izraeli nuk e njeh autoritetin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant pas kërkesës që kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Karim Khan bëri për arrestimin e tij dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “Nuk e njohin autoritetin e GJNP-së”, transmeton Anadolu.

 

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se Gallant ka mbrojtur idenë se sulmet në Rripin e Gazës ku Izraeli ka vrarë mbi 35 mijë civilë dhe ka plagosur rreth 80 të tjerë që nga 7 tetori, janë në “përputhje me ligjin ndërkombëtar” dhe se ata janë krenarë për ushtrinë e tyre.

 

Duke pretenduar se kryeprokurori i GJNP-së, Khan i cili ka paraqitur kërkesën për lëshimin e një urdhër arresti kundër tij dhe Netanyahut nuk do të jetë i suksesshëm, Gallant tha se “Shteti i Izraelit nuk është palë në GJNP dhe nuk e njeh autoritetin e kësaj gjykate”

 

– Kërkesa për arrestimin e Netanyahut

 

Kryeprokurori i GJNP-së, Khan njoftoi se ka paraqitur kërkesën për lëshimin e një urdhër arresti ndaj Netanyahut dhe ministri të Mbrojtjes, Gallant.

 

Në deklaratën me shkrim nga GJNP, Khan paraqiti kërkesën për lëshimin e urdhër arrestit kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrit izraelit të mbrojtjes, Yoav Gallant si dhe ndaj kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, zyrtarit më të lartë të Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar si dhe ndaj liderit të Brigadave Izzeddin Kassam, krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif./Mesazhi

XS
SM
MD
LG