Lidhje


Protestuesit në Iran të lumtur për vdekjen e Raisit të cilin e konsideronin si “Kasapin e Teheranit”: Por nuk mund të ketë qenë aksident

Protestuesit iranianë, të cilët janë kundër regjimit islamik të vendit, kanë shprehur “gëzim” për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi, të cilin e konsiderojnë si “Kasapin e Teheranit”.

 
Në një intervistë për Sky News, tre iranianë folën në kushte anonimiteti nga frika se do të gjurmoheshin nga regjimi i vendit.

Një prej udhëheqësve të protestave kundër qeverisë, i cili qëndron i fshehur, hodhi idenë se aksidenti i të dielës, që vrau gjithashtu ministrin e jashtëm të Iranit, ishte “e planifikuar paraprakisht”.

 

“Mund të mos dimë ende gjithçka, por është fakt i njohur për një kohë të gjatë që Raisi ishte një pretendent serioz për të zëvendësuar Udhëheqësin Suprem Khamenei, dhe ndoshta disa nuk donin që kjo të ndodhte. Por në përgjithësi, vdekja e tij është një lajm shumë i mirë.

 

“Gjithçka që mund të them është se e vetmja gjë që më ka bërë vërtet të lumtur gjatë pesë viteve të fundit ka qenë lajmi për vdekjen e Raisit”, nënvizoi ai.

 

Ardhja në pushtet e presidentit iranian Raisi në vitin 2021, u shoqërua me protesta masive për vrasjen e Mahsa Aminit – gruaja që vdiq pasi u arrestua për dyshimin se nuk mbante hixhabin e saj siç duhet.

 

Shtetet e Bashkuara thanë se Raisi kishte “gjak në duart e tij” pasi ish-kleriku i linjës së ashpër ishte “një pjesëmarrës brutal në shtypjen e popullit iranian për gati katër dekada”./EN

XS
SM
MD
LG