Shovinistët janë bashkë, Hungaria i vetmi shtet i BE që votoi kundër rezolutës për Srebrenicën
Friday, 24 May 2024 10:44
Asambleja e Përgjithshme e OKB miratoi me 84 vota pro rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës, duke e shpallur 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
Ndëkrohë që 19 shtete votuan kundër dhe 68 abstenuan.
I vemti shtet i Bashkimit Europian që votoi kundër rezolutës ishte Hungaria.
Kujtojmë që Srebrenicë, pjesa lindore e Bosnje e Hercegovinës, forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.
Krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, në vitin 2007.
/Lapsi.al