Lidhje


E rëndë në Itali, 42-vjeçarja shqiptare plagos me thikë dy fqinjët e saj në banesën e tyre

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pavia të Italisë. Një 42-vjeçare shqiptare është arrestuar për tentativë të dyfishtë vrasjeje.Mediat italiane bëjnë me dije se 42-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e fqinjëve të saj mbrëmjen e së mëkurës, rreth orës 18:00. Ajo ka gjetur në shtëpi një të moshuar 90 vjeçare dhe vajzën e saj, 62-vjeçare.Pa asnjë arsye, shqiptarja ka nxjerrë një thikë kuzhine dhe ka goditur disa herë nënë  bijë, në pjesët e sipërme të trupit.Më pas, ajo është strehuar në një oborr të brendshëm të shtëpisë, ende me thikën në dorë. Karabinierët e lokalizuan dhe armën e ftohtë e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Mësohet se nënë e bijë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në spital. Gjithashtu në spital është dërguar dhe 42-veçrja shqiptare e cila po mbahet në departamentin e psikiatrisë për hetimet e nevojshme./oranews

XS
SM
MD
LG