Lidhje


Sulmi rus në një hipermarket në Kharkiv: 11 të vdekur dhe 60 të plagosur

 Mbrëmjen e djeshme Rusia ka ndërmarrë një sulm masiv në Ukrainë, me 14 raketa - duke përfshirë dy "Kinzhal" hipersonike dhe 31 dronëNjë bastisje ruse ka sulmuar një hipermarket në Kharkiv. Të paktën 11 persona kanë vdekur, rreth gjashtëdhjetë janë plagosur, ndërsa ka akoma njerëz të zhdukur.

 

Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në qendrën tregtare në momentin e sulmit ndodheshin “më shumë se 200 persona”. Më herët, guvernatori i rajonit të Kharkivit, Oleh Synyehubov, dhe zyrtarë të tjerë ukrainas thanë se sulmi u krye me dy predha nga Rusia, të njohura si “bomba rrëshqitëse”, pasi armë të tilla rrëshqasin drejt objektivit me apo pa sistem që i drejton. Këso armësh janë përdorur nga Rusia në mbarë Ukrainën.

 

 Mbrëmjen e djeshme Rusia ka ndërmarrë një sulm masiv në Ukrainë, me 14 raketa - duke përfshirë dy "Kinzhal" hipersonike dhe 31 dronë u bë i ditur nëpërmjet një njoftimi në Telegram nga Forcat Ajrore të Kievit, sipas të cilave forcat e mbrojtjes ukrainase rrëzuan 12 raketa X-101/X-555 dhe të 31 dronët kamikaz Shahed-131/136. 

 

Presidenti Volodymyr Zelensky me anë të një postimi ka reaguar duke thënë se e dënon sulmin "qartësisht civil".“Vetëm të çmendurit si Putin janë në gjendje të vrasin dhe terrorizojnë njerëzit në një mënyrë kaq të neveritshme,” ka thënë Zelensky duke shtuar se brenda supermarketit kanë qenë 200 persona.

 

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për gazetën gjermane Welt tha se Pekini po nxit luftën në Evropë. Nga ana tjetër Presidenti i SHBA Joe Biden përsëriti vendimin për të mos dërguar ushtarë amerikanë në Ukrainë/Shqiptarja.com

XS
SM
MD
LG