Izraeli po kryen gjenocid në Gaza thotë themeluesi hebre i Human Rights Watch
Aryeh Neier, një aktivist i vjetër hebre për të drejtat e njeriut, familja e të cilit iku nga Gjermania naziste në SHBA në vitin 1939 kur ai ishte 2 vjeç, thotë se ka qenë i bindur se ushtria izraelite po kryen “gjenocid” në Gaza.
“Gjatë një periudhe kohore, Izraeli ka penguar dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza dhe ata që janë viktimizuar më rëndë nuk janë anëtarë të Hamasit”, tha themeluesi i Human Rights Watch për Farid Zakaria të CNN në një intervistë.
Neier tha se burrat me armë shpesh gjejnë një mënyrë për t’u ushqyer, ndërsa fëmijët e pambrojtur janë të kequshqyer rëndë në të gjithë enklavën.
“Mendova se pengimi i rëndë në dhënien e ndihmës humanitare përbënte gjenocid.”
Aktivisti humanitar shtoi se sasia e ushqimit, ujit, ilaçeve dhe karburantit që ushtria izraelite ka lejuar në Gaza që nga fillimi i luftës ka qenë “krejtësisht e pamjaftueshme”, duke theksuar gjithashtu se Programi Botëror i Ushqimit ka thënë se uria është duke u zhvilluar në territorin palestinez./mesazhi