Lidhje


Momenti kur agresori në Gjermani qëllon me thikë efektivin

Një ngajrje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Manheim në Gjermani, ku një person ka sulmuar me thikë disa persona që ishin mbledhur në sheshin e qytetit për një takim të ekstremit të djathtë.

 

Pamjet e transmetuara nga mediat gjermane janë tepër të rënda dhe tregojnë personin me mjekër, i cili qëllon me thikë kritikun e islamit, Michael Stürzenberger.

 

Stürzenberger do të merrte pjesë në tubimin e ekstremistëve, ku do të mbante aty një fjalim “edukues” sipas organizatorëve.

 

Stürzenberger u bë i njohur në të gjithë Gjermaninë përmes një nisme qytetare kundër ndërtimit të një xhamie në Mynih. Ai u dënua ligjërisht dy herë: një herë për fyerje të një punonjësi policie dhe një herë për nxitje urrejtjeje dhe denigrim të mësimeve fetare.

 

Pas ndërhrjes të qytetarëve të tjerë për të ndaluar agresorin, ai qëllon me thikë këdo që i del para, madje dhe një efektiv policie.

 

Në momentin që agresori qëllon me thikë në shpinë policin, ai neutralizohet me armë nga kolegët që i vijnë në ndihmë.

 

Sheshi i qytetit gjerman shihet i mbuluar nga gjaku me autoambulanca që po u vijnë në ndihmë personave të plagosur./EN

XS
SM
MD
LG