Lidhje


U qëllua egërsisht me thikë në kokë nga agresori, humb jetën polici gjerman!

Nuk ka mundur t`i rezistojë plagëve të marra polici 29-vjeçar i plagosur me thikë në qytetin e Manhajmit të premten. Efektivi, identiteti i të cilit nuk është bërë publik u qëllua egërsisht në kokë e qafë nga një emigrant afgan 25-vjeçar. Ai ishte një ndër 6 personat e plagosur atë ditë. Edhe pse iu nënshtrua një operacioni urgjent e mjekët më pas e vendosën në koma të induktuar në përpjekje për t`i shpëtuar jetën, polici nuk e fitoi dot betejën me vdekjen. “Ky lajm më ka tronditur deri në palcë”, tha kreu i landit Baden-Vyrtemberg, ku ndodhet qyteti Manhajm. Sulmi tregon “rrezikun – shpesh të pallogaritshëm – me të cilin përballen oficerët e policisë çdo ditë”, u shpreh Ëinfried Kretschmann. 

 

Episodi që ka tronditur mbarë vendin ndodhi në kohën kur forcat e rendit po mbikqyrnin një miting të lëvizjes kritike ndaj islamit, Pax Europa.  Autori, i cili kishte mbërritur në Gjermani në vitin 2014 si minoren, u qëllua nga policët në vendngjarje dhe është ende i paaftë për t’u marrë në pyetje Afgani është i martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Hepenheim. 

 

Michael Stürzenberger, një kritik i hapur i fes­ë islame, nga organizata “Pax Europa” ishte planifikuar të fliste në miting. 59-vjeçari është edhe ai në mesin e personave që u plagosën atë ditë. /opinion

XS
SM
MD
LG