Ministria e Mbrojtjes të Ukrainës: 1.5 milionë burra janë regjistruar për rekrutim
Tuesday, 04 June 2024 00:59
Rreth 1.5 milionë burra janë regjistruar për rekrutim në Ukrainë, ka thënë ministria e mbrojtjes.
Pasi ligji i ri për mobilizimin hyri në fuqi më 18 maj, burrave të moshës ushtarake iu dhanë 60 ditë kohë për të përditësuar të dhënat e tyre personale në mënyrë që shteti t’i gjente.
Sipas një video të postuar në kanalin në YouTube të ministrisë së Mbrojtes të Ukrainës, shumica e përditësimeve janë bërë në aplikacionin e ri online Reserve+.
Përveç përdorimit të aplikacionit, ukrainasit mund të përditësojnë të dhënat e tyre personalisht në qendrat e shërbimit publik ose zyrat e regjistrimit.
Ministria shtoi se 14,000 persona të tjerë që jetojnë jashtë vendit në 124 vende kishin përditësuar kredencialet e tyre./EN