Lidhje


Biden e sheh Hamasin si “pengesa e vetme” për të arritur marrëveshjen e Gazës, thotë Shtëpia e Bardhë

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden i ka thënë Emirit të Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani se Hamasi është pengesa e vetme për një marrëveshje armëpushimi në Gaza me Izraelin dhe i ka kërkuar atij që të bëjë presion ndaj grupit për ta pranuar atë.

 

Biden "pohoi se Hamasi është tani e vetmja pengesë për një armëpushim të plotë" dhe "konfirmoi gatishmërinë e Izraelit për të ecur përpara" me kushtet që ai përcaktoi javën e kaluar, tha Shtëpia e Bardhë në një trankriptim të një telefonate midis dy liderëve të hënën.


Zyra administrative e emirit të Katarit konfirmoi se Sheikh Tamim mori një telefonatë nga presidenti amerikan "për të diskutuar përpjekjet drejt arritjes së një armëpushimi të përhershëm në Gaza",u  tha në një deklaratë.

 

Ai shtoi se të dy udhëheqësit diskutuan "zhvillimet në Gaza dhe territoret e pushtuara palestineze".

 

Katari ka luajtur një rol kyç në ndërmjetësimin e negociatave indirekte midis Hamasit dhe Izraelit, së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara. Propozimi i armëpushimit përfshin një plan trefazor, me një shkëmbim të robërve izraelitë për të burgosurit palestinezë, evakuimin e forcave izraelite nga Gaza , dhe rindërtimi i enklavës së shkatërruar.

 

Propozimi përjashton Hamasin nga qëndrimi në pushtet, diçka që grupi e ka refuzuar vazhdimisht.

 

“Ne, udhëheqësit e Grupit të Shtatë (G7), miratojmë plotësisht” planin e armëpushimit “që do të çonte në një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e të gjithë pengjeve, një rritje të konsiderueshme dhe të qëndrueshme të ndihmës humanitare për shpërndarje në të gjithë Gazën, dhe një fund të qëndrueshëm të krizës, me interesat e sigurisë të Izraelit dhe sigurinë civile të Gazës të garantuara”, thuhet në deklaratë.

 

“Ne i bëjmë thirrje Hamasit të pranojë këtë marrëveshje, me të cilën Izraeli është i gatshëm të ecë përpara dhe u bëjmë thirrje vendeve me ndikim mbi Hamasin të ndihmojnë për të siguruar që ta bëjë këtë”, vazhdoi ai.

 

Vendet e G7 janë SHBA, Kanadaja, Japonia, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja.

 

Zëdhënësi i Hamasit Osama Hamdan e ka mirëpritur planin e armëpushimit, por i tha Al Jazeera të dielën se grupi nuk ka marrë ende ndonjë dokument me shkrim.

 

Lufta e Izraelit në Gaza ka vrarë më shumë se 36,000 njerëz, sipas zyrtarëve palestinezë shëndetësorë, duke shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe duke zhvendosur 90 për qind të popullsisë 2.3 milionëshe të Gazës.

XS
SM
MD
LG