Putin: Veprimet e Izraelit në Gaza, "shkatërrim total i popullsisë civile"
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i quajti veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës "shkatërrim total i popullsisë civile", raporton Anadolu.Putin priti në një takim përfaqësuesit e menaxhmentit të agjencive globale të lajmeve në Lahta Center të Shën Petersburgut në kuadër të Forumit Ekonimik Ndërkombëtar (SPIEF). Në takim mori pjesë edhe zv/drejtori i përgjithshëm dhe kryeredaktori i Anadolu-t, Yusuf Özhan.Në deklaratën e tij këtu, Putin, vlerësoi lejen e SHBA-së dhe të disa vendeve evropiane për të përdorur armët që ia dhanë Ukrainës në territorin rus.
"Çfarë është roli i ushtrisë së Ukrainës këtu? I vendosin caqet. Por vendimin vallë do të qëllohen këto caqe nuk e japin ata. Këtë për ATACMS e jep Pentagoni, ndërsa për Storm Shadow britanezët", tha ai.
Duke theksuar se Rusia do të përgjigjet në mënyrë "asimetrike" ndaj sulmeve në fjalë, Putin tha: "Do ta vlerësojmë këtë. Natyrisht që fillimisht do të zhvillojmë sistemin tonë të mbrojtjes ajrore. Rusia ka të drejtë të dërgojë armë me rreze të gjatë në zonat që do të godasin objektivat e ndjeshme të vendeve që furnizojnë me armë Ukrainën".
- "Veprimet e Izraelit në Gaza, shkatërrim total i popullsisë civile"
Në pyetjen e zv/drejtorit Özhan drejtuar Putinit: "Dua ta vazhdoj pyetjen që ua bëra edhe para tre vitesh në kuadër të Forumit Ekonomik. Lidhur me sulmet izraelite në Gaza, mund të shohim se miliona njerëz në mbarë botën, në SHBA, në Evropë dhe shumë vende tjera po dalin nëpër rrugë që qeveritë e tyre të gjejnë një zgjidhje për këtë problem. Vallë Rusia ka ndonjë plan lidhur me këtë? A planifikon një iniciativë në kuadër të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara?", presidenti rus u përgjigj duke thënë:
"Fillimisht dua të them këtë. Natyrisht që ne jemi kundër të gjitha manifestimeve të terrorizmit. Jemi kundër sulmeve ndaj popullatës civile në cilindo qoftë vend dhe shtet. Ajo që po ndodh tani në Gaza si përgjigje ndaj sulmit terrorist në Izrael nuk i ngjan luftës. Kjo duket si një shkatërrim total i popullsisë civile".
Duke e fajësuar SHBA-në për atë që ndodh në Gaza, Putin tha: "Ne besojmë se kjo është rezultat i politikës së SHBA-së. E monopolizoi procesin e zgjidhjes. Ata hodhën mënjanë të gjitha mjetet e krijuara më parë për përpjekjet kolektive për të zgjidhur këtë problem jashtëzakonisht të vështirë".
Sipas tij, administrata amerikane mund të ketë shfaqur një qasje "më pak opinion, zgjidhje më të shpejtë" për Gazën.
"Megjithatë, në praktikë u pa se situata nuk ishte kështu. Problemi nuk mund të zgjidhet as me ndonjë ndihmë financiare. E vërteta e çështjes është se çështjet politike duhet të zgjidhen. Ky është krijimi i dy shteteve, siç parashikohet në vendimin e Kombeve të Bashkuara për krijimin e dy shteteve në këto toka. Një shtet palestinez dhe një shtet hebre", tha Putin.
Duke theksuar se nuk është e mundur të zgjidhet situata pa adresuar problemet themelore në fjalë, Putin tha: "Ne e njohim shtetin e Palestinës për një kohë të gjatë, që nga periudha e Bashkimit Sovjetik. Në këtë kontekst, qasja jonë nuk ka ndryshuar".
Gjitashtu, ai nënvizoi se presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan bën një përpjekje të konsiderueshme për të zgjidhur problemin.
"Ne e dimë se Presidenti Erdoğan po bën përpjekje efektive për të zgjidhur këtë problem shumë urgjent dhe të kahershëm. Duke e marrë parasysh autoritetin e Presidentit Erdoğan në rajon, në botë dhe në botën islame, presim që kontributi i tij të jetë i dukshëm. Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që Rusia mund të bëjë për të zgjidhur këtë situatë, duke marrë parasysh marrëdhëniet tona të gjata me Izraelin", theksoi Putin.
- Zhvillimi i bashkëpunimit energjetik dhe tregtar me Türkiyen
Duke folur edhe lidhur me marrëdhëniet ekonomike midis Türkiyes dhe Rusisë, Putin theksoi se ndërtimi i centralit bërthamor Akkuyu po ecën sipas planit.
Ai tha se shumë ekspertë turq punojnë në projekt, ndërsa potencoi se Akkuyu ka hapur një mjedis të ri për ekonominë turke dhe sektorin energjetik.
"Përveç përfitimeve të shumta, ai gjithashtu redukton varësinë nga burimet hidrokarbure. Ne kemi një partneritet të besueshëm pune edhe në këtë fushë", u shpreh Putin duke theksuar se presidenti Erdoğan ka dhënë një vendim strategjik lidhur me këtë.
Duke thënë se qendra e gazit natyror që planifikohet të krijohet në Türkiye është planifikuar të jetë një platformë elektronike për tregtinë e gazit, veçanërisht drejt Evropës, Putin tha:
"Ka një çështje për të cilën dua t'ua tërheq vëmendjen. Derisa Türkiye bashkëpunon me Ukrainën në disa çështje, Ukraina po përpiqet të godasë tubacionet që transportojnë gaz në Türkiye. Kjo nuk është një shaka apo një ekzagjerim i asnjë lloji. Dy drone u rrëzuan nga sistemet elektronike luftarake të ushtrisë ruse dhe u rrëzuan pranë një stacioni të pompimit të gazit në bregun e Detit të Zi. Ju lutemi të informoni mikun tonë Presidentin Erdoğan për faktet në lidhje me këtë çështje. Anijet që mbrojnë sistemin e transportit nën Detin e Zi sulmohen gjithashtu vazhdimisht me mjete detare pa pilot".
Putin gjithashtu theksoi se marrëdhëniet tregtare me Türkiyen dhe vëllimi tregtar i dy vendeve janë duke u përmirësuar. "Më duket se në Türkiye blloku ekonomik i qeverisë së fundmi është fokusuar në marrjen e kredive, investimin dhe marrjen e granteve nga institucionet financiare perëndimore. Kjo ndoshta nuk është një gjë e keqe, por nëse lidhet me kufizimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike me Rusinë, atëherë ekonomia turke do të humbasë më shumë sesa do të fitojë. Sipas meje ka një kërcënim të tillë", vlerësoi ai./AA