Lidhje


Biden nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të forcës për të mbrojtur Tajvanin

Presidenti amerikan Joe Biden tha se "nuk e përjashton përdorimin e forcës ushtarake të SHBA-së" kundër pushtimit të mundshëm të Tajvanit nga Kina, transmeton Anadolu.Në një intervistë për revistën "Time", Biden tha se ia ka bërë të "qartë" presidentit kinez Xi Jinping se SHBA-ja vazhdon politikën e saj të shmang mbështetjen e pavarësisë së Tajvanit.

 

I pyetur nëse do të mbronte apo jo ishullin nëse Kina do të përpiqet të ndryshojë në mënyrë të njëanshme "status quo"-në në Tajvan, Biden tha: "Kjo do të varet nga kushtet. Prandaj, ne vazhdojmë të ofrojmë kapacitete. Ne jemi në konsultim me aleatët tanë në rajon".

 

Në pyetjen "A nuk e përjashtoni mundësinë që trupat amerikane të vendosen në Tajvan në rast të një pushtimi?", Biden u përgjigj: "SHBA-ja nuk e përjashton përdorimin e forcës së saj ushtarake. Ka dallim midis vendosjes tokësore, forcës ajrore dhe forcës detare".

 

Duke shmangur të tregojë nëse SHBA-ja do të fillonte sulm nga bazat e saj ushtarake në Japoni apo Filipine në mbrojtje të Tajvanit, Biden tha: "Unë nuk mund të hyj në këtë çështje. Nëse them kështu, atëherë me të drejtë do të më kritikoni".

 

Tajvani, për të cilin Kina pretendon se është pjesë e territorit të saj, ka pasur pavarësinë "de fakto" që nga viti 1949 kur u krijua Republika Popullore e Kinës. Ndarja e paraqitur mes territorit kryesor tokësor të Kinës dhe Tajvanit pas luftës civile, ende vazhdon.

 

Duke theksuar parimin "Një Kinë", Pekini kundërshton vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të pavarura të Tajvanit me vendet e botës, përfaqësimin e tij në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare si dhe kërkon që vendet që e njohin Tajvanin të ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me këtë vend./AA

 

XS
SM
MD
LG