Lidhje


Ministrja belge: Është koha për sanksione ekonomike dhe embargo të armëve për Izraelin

Ministrja e Zhvillimit e Belgjikës, Caroline Gennez bëri thirrje për vendosjen e "sanksioneve ekonomike dhe embargos së armëve" ndaj Izraelit, raporton Anadolu.
 
"Edhe një herë, fëmijët e pafajshëm janë viktimë e dhunës së pamëshirshme. Kjo nuk mund të justifikohet", tha Gennez në X, duke reaguar pas një sulmi ajror izraelit në një kamp refugjatësh në Gazën qendrore ku u vranë dhjetëra njerëz."Presioni ndërkombëtar ndaj qeverisë izraelite duhet të rritet: Është koha për sanksione ekonomike dhe embargo armësh", u shpreh ajo, duke shtuar:
 
"Dhuna të çon vetëm në më shumë dhunë".
 
 
Komentet e saj erdhën pasi të paktën 39 palestinezë të zhvendosur u vranë në një sulm ajror izraelit në një shkollë që strehonte mijëra njerëz të zhvendosur në kampin e refugjatëve Nuseirat, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
 
 
Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Gaza që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm.
 
 
Më shumë se 36.600 palestinezë janë vrarë që atëherë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë dhe mbi 83 mijë të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.
 
 
Pothuajse tetë muaj pas fillimit të luftës izraelite, pjesë të gjera të Gazës janë në rrënoja, krahas një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.
Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila në vendimin e saj të fundit ka urdhëruar Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionin e tij në Rafah, ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se qyteti të pushtohej më 6 maj./AA
XS
SM
MD
LG