Lidhje


Partia e Melonit padit për shpifje autorin e emisionit “Report” në Rai3, kërkojnë 50 mijë euro dëmshpërblim

Partia e kryeministres italiane Giorgia Meloni, “Fratelli d'Italia”, ka paditur për shpifje autorin e emisionit “Report” në Rai3, Giorgio Mottola, me një kërkesë për dëmshpërblim mbi 50 mijë euro.

 

Sipas La Republica padia vjen lidhur me episodin “mafia me tre koka”, ku u tha se krerët e grupeve kriminale në Itali Ndrangheta, Camorra dhe Cosa Nostra, kanë hyrë në kontakt me disa politikanë të shquar të partisë së Melonit.   

 

Kjo padi është konsideruar si e paprecedentë nga sindikata e gazetarëve Rai, të cilët reaguan duke shkruar: “Nëse ‘Fratelli d'Italia’ mendon të frikësojë, dhe për rrjedhojë të bëjë të heshtë ata që bëjnë gazetari investigative, e kanë të kotë”.

 

Padia nuk është vetëm ndaj autorit të pavarur të raportit, por edhe ndaj zv/drejtorit Sigfrido Ranucci.

 

Ndërkohë, deputetët e Partisë Demokratike të Italisë bëjnë të ditur se do ta çojnë çështjen në Autoritetin Mbikëqyrës.

 

Nuk ka ndodhur që një parti të padisë një gazetar të Rai-t. Këto janë të dhënat e vërteta të qeverisë Melonit. Me padinë për shpifje konfirmojnë se kërcënimi dhe frikësimi i shtypit është vulë e veprimit të tyre politik”, deklaruan ata.

 

/rtsh.al/

 

XS
SM
MD
LG