“Në Bruksel kris pushka si në Vlorën e ’97”, Xhunga: Pse po fiton ekstremi i djathtë
Në Bashkimin Evropian sot është dita e fundit e votimit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, ku qytetarët zgjedhin 720 deputetë të rinj, të cilët do të formësojnë politikën e BE-së në pesë vitet e ardhshme.
Gazetari Albi Xhunga tha në një intervistë për Euronews Albania nga Brukseli se ekstremi i djathtë pritet të marrë pushtetin në shtetet kryesore pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropiane.
Ky fuqizim i ekstremit të djathtë sipas tij, erdhi për shkak të politikave të gabuara të partive tradicionale që nuk po mund të kontrollojnë dot emigracionin.
“Nuk mund të mos presim nesër marrjen e pushtetit nga ekstremi i djathtë në shtetet kryesore. Si erdhi në pushtet ekstremi i djathtë? Erdhi nga dështimi i politikave të partive tradicionale që nuk po mund të kontrollojnë dot emigracionin që ushqen tezën e ekstremit të djathtë, që thotë Evpropa po islamizohet, kultura evropiane po zhduket.
Politikat e emigracionit kanë bërë që Evropa bashkë me emigracionin të importojë edhe krim, në Bruksel kris pushka si në Vlorën e ’97 mes bandave. Janë politikat e gabuara evropiane që stimulojnë emigracionin e tanishëm. Qëllimi i të djathtës ekstreme është të dekurajohen emigrantët, madje flitet për rikthimin e kufijve që në vendin e origjinës”, tha gazetari./EN