Lidhje


Kryeministri belg: Mbreti pranoi dorëheqjen time

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo tha se mbreti Philippe ka pranuar dorëheqjen e tij, transmeton Anadolu.Nga llogaria e tij X, së bashku me një fotografi lidhur me vizitën e tij te mbreti i Blegjikës Philippe, kryeministri De Croo ndau mesazhin: "Mbreti pranoi dorëheqjen time".

 

"Qeveria aktuale do të vazhdojë të merret me çështjet aktuale ndërsa në anën tjetër do të drejtoj procesin e kalimit për qeverinë e re", theksoi De Croo duke shtuar: "Rezultatet e zgjedhjeve janë zhgënjim dhe marr përsipër përgjegjësinë e kësaj".

 

Partia liberale Flamane "Open Vld" e De Croo u mund në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën dje në Belgjikë. "Open Vld" u rendit në vendin e 9-të ndërsa duke pësuar humbje të votuesve ajo mori mbështetjen e vetëm 5.4 për qind të tyre.

 

Kryeministri belg në deklaratën e tij mbrëmë pas zgjedhjeve nuk mund t'i mbante lotët dhe njoftoi se mëngjesin e 10 qershorit do të paraqiste dorëheqjen e tij.

 

Tradicionalisht pas çdo procesi zgjedhor në Belgjikë kryeministri aktual i paraqet dorëheqjen mbretit, por humbja në zgjedhje e De Croo është bërë edhe më dramatike me këtë.

 

- Fillon procesi i vështirë

 

Mosmarrëveshjet mes rajoneve federale në Belgjikë shkaktojnë kriza politike pothuajse pas çdo procesi zgjedhor. Në këtë drejtim vendi theu rekord duke mbetur pa qeveri për 107 ditë pas zgjedhjeve 1979, 148 ditë në vitin 1988, 194 ditë në 2007 dhe 653 ditë pas zgjedhjeve të vitit 2019./AA

XS
SM
MD
LG