Përmasat djallëzore të vorbullës shpirtërore /Dy gratë rrahin për vdekje 63 vjeçarin që refuzoi të kryente marrëdhënie me to në Rusi
Të dyshuarat 29 dhe 37 vjeçare raportohet se kishin kaluar kohë duke pirë me 63-vjeçare pranë një kishe në Stavropol, pranë Detit te Zi.Tashmë mediat vendase thonë se dy femrat e kanë rrahur burrin për vdekje ‘kur ai kishte refuzuar të bënte seks me to’.
Në raportin e policisë mes të tjerave thuhej se pas vrasjes “ato tërhoqën trupin e tij në një pyll dhe e fshehën në një gropë.Trupi rrjedhimisht u gjet nga kalimtarë dhe dy gratë u ndaluan gjatë hetimit të vrasjes.
Në pamje të publikuara në Rusi gratë shihen të shoqëruara në vendin e krimit nga autoritetet, ndërsa një prej tyre demonstron sesi e kishte goditur me shkelma viktimën, e cila për demonstrimin ishte zëvendësuar nga kukull lecke.
Të dyja gratë shihen të prangosura në pamje, teksa oficerët thanë se viktima i njihte të dyja të akuzuarat.
“Gjatë konfliktit që lindi, dy gratë goditën 63 vjeçarin me gushte e shkelma, në kokë dhe në trup. Ai vdiq në vendngjarje si rezultat i plagëve”, thuhej në raportin e hetuesve rusë.
“Duke dashur t’i shmangen përgjegjësisë për aktin ato tërhoqën trupin në pyll dhe e fshehën në një gropë.”
Gratë e quajtura Rosa, 29 vjeçe dhe Marta, 37 vjeçe, u dërguan në paraburgim për vdekjen e 63 vjeçarin Alexander. Gjyqi tyre pritet të nisë kësaj javë./nga Topchannel