Lidhje


17-vjeçarja e varur nga cigaret elektrike humb një pjesë të mushkërisë pas atakut kardiak

Një baba i tronditur në Britani po përpiqet të paralajmërojë prindërit për rreziqet e cigareve elektrike që ‘shpuan’ një vrimë në mushkërinë e bijës së tij, e cila tymoste ekuivalenten e rreth 400 cigareve në javë, shkruan rrjeti DailyMail.

 

Mark Blight dërgoi në spital me urgjencë të bijën Kyla Blight më 11 maj pasi ajo humbi ndjenjat dhe fytyra nisi t’i kthehej në ngjyrë blu teksa po qendronte ne shtëpinë e nje shoqeje. Zemra e 17-vjeçares thuajse kishte ndaluar teksa në operacioin që pasoi doktorët u detyruan të hiqnin një pjesë të mushkërisë së saj.

 

Kyla, kishte nisur të tymoste mjetet elektrike prej moshës 15 vjeçare duke besuar se ishte një ‘zakon i padëmshëm.’

 

Për fat ajo shpëtoi dhe pas operacionit Kyla ajo duhet të kalonte një periudhë tre-javore rekuperimi para se të kthehej në shtëpi. Ajo thotë tashmë se është e tmerruar përjetë nga cigaret elektrike dhe nxit të tjerë të rinj t’i flakin ato pasi “nuk ia vlen”./boldnews

XS
SM
MD
LG