Lidhje


Daja vrau mbesë, pasi tentoi ta përdhunonte/ I vihet zjarri banesës së autorit, familjarët e tij ikin nga fshati nga frika e hakmarrjes

Policia greke është vënë në gatishmëri për shkak të valës së zemërimit që është përhapur në Pirgos për vrasësin e 11-vjeçares Vasiliki.

 

Oficerët e policisë janë në lëvizje pasi është e dukshme frika e një sherri me rezultate të paparashikueshme. Mediat greke raportojnë se disa persona, i vunë flakën banesës ku autori jetonte me familjen në shenjë hakmarrjeje. Në momentin e zjarrvënies, asnjë anëtar i familjes së 37-vjeçarit nuk ndodhej në zonë pasi të gjithë të afërmit e tij thuhet se janë larguar tashmë nga fshati, nga frika e hakmarrjes.

 

Të afërmit dhe miqtë e familjes së Vasilikit ende nuk po arrijnë të kuptojnë tragjedinë. Zemërimi i tyre vërshon, siç u pa të martën kur tentuan të sulmonin vrasësin 37-vjeçar, kur ai po mbërrinte me një makinë patrulle në gjykata për të kërkuar falje. Për këtë, në fakt, prokurorit i është dashur të shkojë në Drejtorinë e Policisë, për të ngritur kallëzim ndaj tij./Ballkan wrb

XS
SM
MD
LG