Këshilli i Sigurimit mbështet planin për armëpushim në Gazë
Një plan i paraqitur nga presidenti i SHBA-së Joe Biden për armëpushimin në Rripin e Gazës u pranua nga Këshilli i Sigurimit. Forumi më i fuqishëm i OKB-së votoi në Nju Jork (10.06.2024) rezolutën përkatëse. 14 vende anëtare e miratuan atë, ndërsa Rusia, si fuqi me të drjetë vetoje, abstenoi.
"Sot ne votuam për paqen", tha ambasadorja e SHBA-së, Linda Thomas-Greenfield në përfundim të seancës së votimit. Këshilli i Sigurimit gjithashtu dërgoi "një mesazh të qartë në adresë të Hamasit: Prano këtë marrëveshje armëpushimi, që është parashtruar në tryezë". Izraelindërkohë e ka pranuar marrëveshjen, "dhe luftimet mund të përfundojnë sot, nëse Hamasi bën të njëjtën gjë", tha Thomas-Greenfield.
Plani parashikon fundin e luftimeve në Rripin e Gazës në tri faza si dhe lirimin e pengjeve të rrëmbyera nga milicët terroristë të Hamasit në këmbim me palestinezë të burgosur. Sipas SHBA-së deri tani Hamasinuk e ka pranuar këtë plan. Një një miratim të qartë publik deri tani nuk ka pasur as nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Thirrje për zbatim "pa vonesë dhe pa kushte"
Rezoluta është e detyrueshme në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Ajo shpjegon, që Izraeli e ka pranuar planin dhe i kërkon Hamasit militant-islamik të bëjë të njëjtën gjë. Në tekst të gjitha palëve u bëhet thirrje me këmbëngulje që ta zbatojnë planin "pa vonesë dha pa kushte".
Është hera e njëmbëdhjetë qëkurse ka nisur lufta në Rripin e Gazës, që Këshilli i Sigurimit i OKB-së voton për një rezolutë lidhur me këtë konflikt. Vetëm katër projektrezouta janë pranuar.
Projektrezoluta u paraqit në fund të majit
Projekti ambicioz për një marrëveshje i propozuar në fund të majit nga presidenti amerikan Biden parashikon fillimisht një armëpushim të plotë dhe të pakufizuar fillimisht për gjashtë javë, Në këtë periudhë duhet të lirohen një grup i caktuar i pengjeve. Në këmbim do të lirohen edhe palestinezë, që janë burgosur në Izrael.
Në fazën pasuese luftimet do të mbyllen në afatgjatë dhe do të lirohen edhe pengjet e tjera. Në fazën e fundit, sipas projekrezolutës, duhet të nisë puna për rindërtimin e Rripit të Gazës.
Në rezolutën Këshillit të Sigurimit të OKB-së theksohet, se do t'i përmbahet vizionit për zgjidhjen me dy shtete, ku izraelitët dhe palestinezët të jetojnë në paqë krahas njeri-tjetrit. Për këtë është e rëndësishme Jordani Perëndimor dhe Rripi i Gazës sërish të bashkohen nën drejtimin e udhëheqjes së autorietit palestinez të autonomisë. Qeveria e Izraelit aktualisht e refuzon prerazi këtë./DW