Lidhje


Princi saudit Bin Salman nuk do të marrë pjesë në samitin e G7-tës për shkak të Haxhit

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, njoftoi se nuk do të mund të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G7-tës të organizuar nga Italia për shkak të punës në lidhje me sezonin e pelegrinazhit islam, Haxhit, transmeton Anadolu.

 

Sipas një lajmi të agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite SPA, Bin Salman i ka dërguar një telegram në lidhje me këtë çështje kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

 

Bin Salman e ka falënderuar Melonin për ftesën që ka marrë për të qenë pjesëmarrës në Samitin e Liderëve të G7-tës që po mbahet në vendin e saj.

 

 

Samiti i Liderëve të G7-tës, i cili mbahet për të diskutuar çështjet ekonomike dhe politike globale me pjesëmarrjen e 7 vendeve të industrializuara të përbërë nga SHBA-ja, Gjermania, Franca, Britania, Italia, Kanadaja dhe Japonia dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian (BE), po zhvillohet në qytetin turistik Borgo Egnazia në Italinë juglindore/AA

XS
SM
MD
LG