Norvegjia miraton pakon ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 45 milionë dollarësh
Friday, 14 June 2024 00:47
Norvegjia njoftoi se ka miratuar pakon e re ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 480 milionë krona norvegjeze (45 milionë dollarë), transmeton Anadolu.Në një deklaratë të Ministrisë norvegjeze të Mbrojtjes thuhet se ndihma e armëve që u miratua përfshin municione të mortajave 81 milimetra.
Në deklaratë bëhet e ditur se paketa që do t'i dërgohet Ukrainës është në vlerë prej 45 milionë dollarësh.Ministri i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram tha se me këtë ndihmë synohet "të parandalohet përparimi i mëtejshëm i Rusisë".
AA