Lidhje


Mbi 5 mijë emigrantë të vrarë në udhëtimin e rrezikshëm nga Afrika e Veriut në bregun spanjoll në janar-maj 2024

Sipas një raporti të publikuar nga organizata joqeveritare spanjolle ‘Caminando Fronteras’, gjithsej 5.054 njerëz kanë humbur jetën në rrugën e migrimit të parregullt nga Afrika e Veriut në brigjet spanjolle midis janarit dhe majit të këtij viti, transmeton Anadolu.

 

Organizata joqeveritare theksoi se rruga nga brigjet e Afrikës së Veriut në Ishujt Kanarie, e cila është bërë rruga më e frekuentuar për emigrantët e parregullt vitet e fundit, ka arritur nivele tragjike të fatalitetit në atë që përshkruhet si “udhëtimet e shpresës” drejt Evropës.

 

Organizata ‘Caminando Fronteras’ në një konferencë për media raportoi se 4.808 nga vdekjet ndodhën vetëm në rrugën e Ishujve Kanarie.

 

Statistikisht, kjo do të thotë se pesë muajt e parë të vitit 2024, një emigrantë i parregullt ka vdekur çdo 45 minuta apo 32 në ditë, të gjithë në Oqeanin Atlantik midis Afrikës së Veriut dhe Ishujve Kanarie.

 

Raporti theksoi shifrat e paprecedentë, duke theksuar se 6.007 emigrantë të parregullt humbën jetën në rrugë gjatë gjithë vitit 2023.

 

Fakti që më shumë se 4.800 emigrantë humbën jetën në të njëjtën rrugë vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2024 është veçanërisht alarmante.

 

Raporti gjithashtu theksoi rreziqet specifike për shkak të kushteve të rënda meteorologjike me të cilat përballen emigrantët gjatë kësaj periudhe, me janarin dhe shkurtin që regjistruan numrin më të madh të vdekjeve, përkatësisht 1.997 dhe 1.090.

 

Më tej, theksohet se 47 varka apo gomone u fundosën gjatë rrugës për në Ishujt Kanarie gjatë kësaj periudhe, pa asnjë të mbijetuar nga asnjë prej aksidenteve.

 

Organizata Caminando Fronteras kritikoi mungesën e operacioneve adekuate të kërkimit dhe shpëtimit, duke theksuar se “mjetet e nevojshme të kërkimit dhe shpëtimit nuk janë duke u aktivizuar”.

 

Organizata joqeveritare, e cila mbledh të dhënat e saj përmes intervistave me emigrantë të parregullt ose familjet e tyre, thekson se vdekjet që ata regjistruan shpesh renditen si “të zhdukura ose të panjohura” në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Spanjës dhe OKB-së./AA

XS
SM
MD
LG