Lidhje


Në sulmet e Izraelit në Gaza vriten 14 palestinezë, shumica fëmijë

Shumë palestinezë, përfshirë fëmijë humbën jetën në sulmet ajrore që Izraeli kreu ndaj shtëpive në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

 

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, avionët izraelitë vendosën në objektiv një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës. Në sulm humbën jetën 2 palestinezë ndërsa 12 të tjerë u plagosën.

 

Shumë persona u plagosën nga goditjet me artileri që ushtria izralelite kreu ndaj kampeve të refugjatëve Bureij dhe Al-Maghazi. Ndërkohë të paktën 8 palestinezë humbën jetën në sulmin që avionët luftarakë izraelitë kryen në lagjen Al-Zaitoun në juglindje të qytetit të Gazës.

 

Ekipet shëndetësore nxorën trupat e pajetë të 3 fëmijëve dhe të nënës së tyre nga rrënojat e shtëpive që u bombarduan nga avionët izraelitë dy ditë më parë në kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të Rripit të Gazës.

 

Ministria e Shëndetësisë në Gaza në një deklaratë dje njoftoi se në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani janë vrarë 37.431 palestinezë, përfshirë të paktën 15.517 fëmijë dhe 10.279 gra ndërsa janë plagosur 85.653 persona të tjerë.

 

Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata./AA

XS
SM
MD
LG