Lidhje


BE-ja dënon bombardimin e zyrës së Kryqit të Kuq në Gaza, kërkon hetim të pavarur

Bashkimi Evropian (BE) dënoi të shtunën bombardimet e fundit në Rripin e Gazës që dëmtuan zyrën e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), duke rezultuar në dhjetëra viktima, transmeton Anadolu.Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell theksoi domosdoshmërinë që fajtorët të mbahen përgjegjës nëpërmjet një hetimi të pavarur.“BE-ja dënon bombardimet që dëmtuan zyrën e KNKK-së në Gaza dhe çuan në dhjetëra viktima”, shkroi Borrell në X.“Nevojitet një hetim i pavarur dhe përgjegjësit duhet të japin llogari”, shtoi ai.

 

Borrell përsëriti rëndësinë e mbrojtjes së civilëve, duke theksuar se një mbrojtje e tillë është “detyrim sipas Konventave të Gjenevës”, të cilat “të gjitha palët në konflikt janë të detyruara t’i respektojnë”.

 

Thirrja e BE-së për llogaridhënie nënvizon urgjencën për të siguruar që KNKK-ja të mund të vazhdojë me siguri përpjekjet e saj humanitare.

 

Organizata luan një rol vendimtar në ofrimin e mbrojtjes dhe ndihmës për viktimat e konfliktit, si dhe aksesin ndaj të burgosurve, sipas kuadrit të Konventave të Gjenevës.

 

KNKK-ja raportoi se zyra e saj në Gaza, e rrethuar nga qindra civilë të zhvendosur, u dëmtua të premten nga bombardimet në afërsi.

 

“Sulmi dëmtoi strukturën e zyrës së KNKK-së, e cila është e rrethuar nga qindra civilë të zhvendosur që jetojnë në tenda, duke përfshirë shumë nga kolegët tanë palestinezë”, thuhej në një deklaratë.

 

Incidenti shkaktoi një fluks masiv viktimash në një spital fushor të Kryqit të Kuq në afërsi, me objektin që pranoi 22 trupa të pajetë dhe 45 të plagosur, me raportime për viktima të tjera./AA

XS
SM
MD
LG