Lidhje


Bashkia e Anversit në Belgjikë ndërpret tregtinë me kompaninë izraelite

Bashkia e Anversit (Antwerp) në Belgjikë ndërpreu tregtinë me një kompani izraelite që prodhon mjete elektrike, për shkak të gjuhës së urrejtjes që drejtuesi i lartë i saj ka përdorur ndaj palestinezëve, transmeton Anadolu.

 

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare Belga të Belgjikës të cilin e bazon në zyrën e kryetarit të Anversit, u zbuluan deklaratat e drejtuesit të lartë të kompanisë izraelite të quajtur "EZRaider" në të cilën përfshihen deklarata raciste dhe urrejtjeje kundër palestinezëve.

 

Duke i konsideruar "të papranueshme" këto deklarata, administrata e Bashkisë së Anversit vendosi të ndalojë procesin e blerjes me "EZRaider".

 

Përpjekja e komunës së Anversit për të blerë një flotë automjetesh elektrike nga kompania izraelite pavarësisht sulmeve që vazhdojnë në Gaza, shkaktoi polemika./AA

XS
SM
MD
LG