Lidhje


Ushtria izraelite pranon se ka kryer sulmin ku u vra motra e kreut të Hamasit

Ushtria izraelite mori përgjegjësinë për sulmet ajrore të zhvilluara gjatë natës në zonat në qytetin e Gazës ku u vranë anëtarët e familjes së kreut të grupit Hamas, Ismail Haniyeh, përfshirë motrën e tij, transmeton Anadolu.Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se avionët e saj luftarakë goditën një ndërtesë në një kamp të refugjatëve dhe një në lagjen Al-Daraj në qytetin e Gazës, duke pretenduar se ato ishin përdorur nga grupi Hamas.Në deklaratë gjithashtu thuhet se janë goditur anëtarët e Hamasit të cilët ishin të përfshirë në sulmin e 7 tetorit ndaj vendndodhjeve izraelite përreth Gazës, si dhe ishin përgjegjës për mbajtjen e robërve izraelitë në Gaza. Në deklaratë pretendohet se sulmet u kryen duke përdorur "municione precize" dhe bazuar në aktivitetin e inteligjencës.

 

Ushtria izraelite nuk përmendi se në sulmet ajrore u vranë anëtarët e familjes së Haniyeh, por radioja e ushtrisë izraelite tha se deklarata kishte të bënte me sulmin ajror që vrau anëtarët e familjes së tij. Mbrojtja Civile Palestineze tha se ekipet e saj deri më tani kanë hequr trupat e 13 personave të vrarë në sulmet ajrore izraelite në dy shkolla të përdorura si strehimore dhe një shtëpi në qytetin e Gazës.

 

Izraeli, duke shkelur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, është përballur me dënimin ndërkombëtar për ofensivën e tij brutale në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit të vitit të kaluar nga Hamasi.

 

Më shumë se 37.600 palestinezë janë vrarë që atëherë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, ndërsa mbi 86 mijë të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore. Më shumë se tetë muaj pas luftës izraelite, pjesë të gjera të Gazës janë shndërruar në gërmadha, në mes të një bllokade shkatërruese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

 

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), vendimi i fundit i së cilës e urdhëroi atë të ndalonte menjëherë operacionin e tij në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta./AA

 

XS
SM
MD
LG