Kore e Jugut, mbyllet përkohësisht një aeroport pasi Koreja e Veriut dërgoi balona me plehra
Një aeroport i Koresë së Jugut u mbyll për tre orë pasi Koreja e Veriut lëshoi balona me plehra për të dytën ditë radhazi, transmeton Anadolu.Fluturimet e brendshme dhe ndërkombëtare në Aeroportin Ndërkombëtar Incheon u pezulluan ose u shtynë gjatë orëve të para të ditës së sotme, njoftoi Yonhap News me seli në Seul.
Më herët, ushtria në Seul tha se Pheniani dërgoi më shumë se 250 balona me plehra drejt Koresë së Jugut gjatë natës, që ishte lëshimi i gjashtë i tillë që nga muaji i kaluar.Sipas mediave të Koresë së Jugut, mbi 2.000 tullumbace për mbajtjen e mbeturinave janë dërguar nga Koreja e Veriut që nga 28 maji.
Autoritetet ushtarake të Koresë së Veriut thanë se mbi 100 balona që mbanin letra ranë sot në Seul dhe në pjesën veriore të provincës Gyeonggi.
Në fillim të këtij muaji, Koreja e Jugut pretendoi se Pheniani kishte rifilluar hedhjen e plehrave nga ajri, me më shumë se 300 balona që kaluan kufirin pasi Seuli rifilloi transmetimet propagandistike me altoparlantë pas gjashtë vjetësh./AA