Paraqitja në debat, New York Times thirrje Biden të tërhiqet nga gara presidenciale
Shfaqja e dobët e Joe Biden në debatin Presidencial kundër Donald Trump të enjten në mbrëmje u përshkrua si një “katastrofë” nga disa persona në partinë e tij pasi ai ndaloi dhe u pengua, duke nxitur thirrje që ai të largohej.
Sipas mediave të huaja, duke iu shtuar këtyre thirrjeve, ‘The New York Times’ i kërkoi presidentit të hiqte dorë nga gara për t’i dhënë një kandidati tjetër një shans më të mirë për të mposhtur Trump.
“Z. Biden ka qenë një president i admirueshëm,” shkruante gazeta në një artikull nga bordi i saj redaktues.
“Por shërbimi më i madh publik që zoti Biden mund të kryejë tani është të njoftojë se ai nuk do të vazhdojë të kandidojë për rizgjedhje”, vijonte më tej shkrimi.
“Siç duket, presidenti është i përfshirë në një lojë të pamatur. Ka liderë demokratë të pajisur më mirë për të paraqitur alternativa të qarta, bindëse dhe energjike ndaj një presidence të dytë të Trump”, thuhej më tej në shkrim.
“Nuk ka asnjë arsye që partia të rrezikojë stabilitetin dhe sigurinë e vendit duke i detyruar votuesit të zgjedhin midis mangësive të zotit Trump dhe atyre të zotit Biden”, përfundonte shkrimi./EN