Irani: Faji i SHBA-së në Gaza nuk është më pak se ai i Izraelit
Tuesday, 02 July 2024 22:20
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani deklaroi se është e pamundur të shpjegohen krimet e kryera kundër njerëzimit në Gaza dhe se SHBA-ja është të paktën po aq fajtore sa Izraeli në këtë çështje, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga llogaria e medias sociale X, Kanani tërhoqi vëmendjen mbi krimet kundër njerëzimit të kryera në Palestinë dhe Gaza.
"Faji i SHBA-së dhe mbështetësve të Izraelit në vazhdimin e këtyre krimeve të tmerrshme në Gaza, nuk është më pak se ai i regjimit sionist", theksoi Kanani.
Duke theksuar se dhimbja dhe vuajtja e shkaktuar ndaj njerëzve në Palestinë dhe Gaza janë të papërshkrueshme, Kanani bëri të ditur se heshtja përballë vrasjeve është shmangie e përgjegjësisë njerëzore dhe morale./AA