Scholz garanton se Gjermania nuk do të jetë palë në luftën Rusi-Ukrainë
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka garantuar se vendi i tij nuk do të bëhet palë në luftën Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu.Scholz iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në parlamentin federal lidhur me çështjet në rendin e ditës.“Po, e jap këtë garanci. Kjo është ajo që unë mbështes si kancelar”, u tha Scholz ligjvënësve gjatë seancës pyetje-përgjigje në parlament.I pyetur se si mund të sigurohet armëpushimi në luftën Rusi-Ukrainë, sipas kancelarit gjerman "një armëpushim që përfshin dorëzimin e Ukrainës është një armëpushim që ne si Gjermani nuk duhet ta mbështesim kurrë".
Scholz gjithashtu tha se kjo nuk është një çështje abstrakte dhe mund të shihet në "propozimin e çuditshëm të paqes" të presidentit rus, Vladimir Putin. Ai theksoi se presidenti rus nuk ka ndërmend t'i japë fund luftës.
Më 14 qershor, Putin deklaroi se "ata mund të fillojnë negociatat me Kievin nëse Ukraina tërheq trupat e saj nga Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia dhe nëse heq dorë nga dëshira për t'u anëtarësuar në NATO"./AA